Buzëqeshja ironike dhe plot mllef e Suarezit pasi u zëvendësua kundër Chelseat

  • S.A /
  • 18 March 2021 - 09:05
Buzëqeshja ironike dhe plot mllef e Suarezit pasi u zëvendësua kundër Chelseat

Luis Suarez pati një natë për t’u harruar në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e tij të parë me Atletico Madridin, pasi e përjetoi një eliminim tjetër dëshpërues nga jo garë pas një paraqitjeje të dobët të mërkurën.

Sulmuesi uruguaian po shpresonte që t’i jepte fund ecurisë së gjatë pa gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve, por nuk qe në gjendje ta shfaqë ndikimin e tij kundër Chelseat dhe u zëvendësua në minutën e 59-të për t’i lënë vend Angel Correas kur Atletico Madridi po humbiste 2:0. Derisa po largohej nga fusha, Suarezi buzëqeshi me ironi, megjithëse ishte dukshëm i mllefosur.

Ai kaloi pranë trajnerit Diego Simeone, i cili ishte i përqendruar në lojë, dhe u ul në shkallët e stadiumit dhe i hoqi çorapët dhe mbrojtëset i mllefosur.

Megjithëse ka shfaqur formë fantastike në La Liga duke i ndihmuar Atleticos të jetë lider aktual, Suarezi ka dështuar të shënojë gol në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )