Thomas Tuchel vendos rekord për fillimin më të mirë si trajner në historinë e Chelseat

  • S.A /
  • 18 March 2021 - 09:44
Thomas Tuchel vendos rekord për fillimin më të mirë si trajner në historinë e Chelseat

Thomas Tuchel ka vendosur një rekord për fillimin më të gjatë si i pamposhtur ndonjëherë nga një menaxher i Chelseat, pasi ai arriti 13 ndeshje radhazi pa humbje pas fitores së mërkurë mbrëma ndaj Atletico Madridit.

Blutë fituan ndeshjen kthyese të mërkurën ndaj Atletico Madridit, me rezultat 2-0 apo 3-0 në total nga dy ndeshjet duke siguruar kalimin në çerekfinale. Hakim Ziyech dhe Emerson shënuan në Stamford Bridge ndërsa Tuchel vazhdoi fillimin e tij mbresëlënës si trajner i Bluve. Rekordi i Tuchel

Chelsea po luftonte në muajin janar kur klubi shkarkoi Frank Lampard pas një sezoni e gjysmë në krye të klubit.

Tuchel u punësua pasi u la i lirë nga PSG muajin e kaluar, pasi kishte arritur sukses me parisienët, si dhe Mainzin dhe Borussia Dortmund më parë në Gjermani.

47-vjeçari ka transformuar Chelsean në dy muajt e tij në krye të ekipit, duke fituar nëntë dhe duke barazuar katër nga 13 ndeshjet e tij të para. 

Ky proces ka eklipsuar rekordmenin e mëparshëm të Chelsea, Luiz Felipe Scolari, i cili kaloi 12 ndeshje i pamposhtur në vitin 2008 në Stamford Bridge.

Mbrojtja ka qenë thelbësore për Chelsean, i cili ende nuk ka pësuar një gol në gjashtë ndeshje në shtëpi nën Tuchel në të gjitha garat dhe ka mbajtur 11 herë portën e paprekur në 13 ndeshje nën drejtimin e gjermanit. 

Çfarë e pret më tej Chelsean?

Chelsea do të ndeshet me Sheffield United të dielën në çerekfinale të FA Cup, para se të përballet me West Brom pas pushimit ndërkombëtar.

Ata do ta zbulojnë kundërshtarin e tyre për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të premten kur UEFA zhvillon shortin.

(Kosova Sot Online )

(Kosova Sot Online )