Chelsea synon transferimin befasues të Agueros

  • S.A /
  • 18 March 2021 - 12:44
Chelsea synon transferimin befasues të Agueros

Klubi anglez, Chelsea thuhet se po shikon një lëvizje tronditëse për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero. Sipas mediumit anglez Daily Mail, Aguero shpreson të qëndrojë në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier, edhe në qoftë se ai largohet nga Manchester City.  Kontrata e sulmuesit skadon në qershor dhe asnjë bisedë nuk është zhvilluar për afate të reja. Barcelona besohet të ketë kontaktuar me Agueron në lidhje me një transferim të mundshëm falas. Por, presidenti i ri i Barcës, Joan Laporta, do të duhet të konkurrojë për nënshkrimin e Agueros – me Paris Saint-Germain dhe Chelsea kuptohet që po monitorojnë zhvillimet me 32-vjeçarin.

Chelsea është admirues afatgjatë i Agueros dhe u përpoq ta nënshkruante atë një dekadë më parë kur ai u zhvendos nga Atletico Madrid te City. Argjentinasi, i cili është golashënuesi rekord i Cityt, ka luftuar me lëndime dhe sëmundje këtë sezon – duke bërë vetëm pesë ndeshje si titullar për Pep Guardiola në të gjitha garat. Aguero është shprehur i zhgënjyer për mungesën e mundësive që kur u kthye në gjendje më të mirë fizike në janar dhe largimi i tij në verë duke i pashmangshëm. 

(Kosova Sot Online )