Kompletohet faza gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • S.A /
  • 18 March 2021 - 15:56
Kompletohet faza gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Llapi dhe Istogu u janë bashkuar Prishtinës dhe Dukagjinit në gjysmëfinale të garës së sivjetshme të Kupës së Kosovës. Llapi e mundi 2:1 Trepçën ’89 në çerekfinalen e zhvilluar në Mitrovicë, ndërsa Istogu ia doli të triumfojë ndaj A&N në penallti në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze të enjten.

Amhed Januzi dhe Valmir Veliu i shënuan golat e fitores për skuadrën nga Podujeva, ndërkohë që goli i vetëm i Mohamed Darwish qe i pamjaftueshëm për mitrovicasit.

Istogu dhe A&N u ndan baras 1:1 në kohën e rregullt të takimit të tyre çerekfinal, falë golave nga Kurteshi dhe Barazon, prandaj ndeshja shkoi në vazhdime dhe pastaj në penallti.

Istogu ia doli të triumfoi në penallti 7:6 dhe iu bashkua Prishtinës, Dukagjinit dhe Llapit në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )