Xhaka i zhgënjyer me humbjen, i lumtur me kualifikimin

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 11:08
Xhaka i zhgënjyer me humbjen, i lumtur me kualifikimin

Granit Xhaka ka reaguar pas humbjes së Arsenalit në Emirates, humbje me shijë gëzimi, pasi ‘Topçinjtë’ u kualifikuan në çerekfinale të Europa League.

Arsenali humbi 1-0 në sfidën e kthimit, por falë triumfit 3-1 në ndeshjen e parë, u kualifikua në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është i zhgënjyer me rezultatin e mbrëmshëm, por kualifikimi në çerekfinale, e kthen këtë zhgënjim në gëzim.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e mbrëmjes së sotme, por shumë i lumtur që po kalojmë tutje. Duhet shumë më shumë punë dhe ne do të japim gjithçka”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

28-vjeçari ka luajtur 35 ndeshje këtë edicion me Arsenalin, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste.

(Kosova Sot Online )