Bllokohen Zeneli, Berisha e Celina e shumë të tjerë – Depay ‘shpërthen’ ndaj Francës!

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 11:23
Bllokohen Zeneli, Berisha e Celina e shumë të tjerë – Depay ‘shpërthen’ ndaj Francës!

Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina, do ta kenë të pamundur ardhjen për të luajtur me Kosovën, për shkak të rregullave anti COVID që ka vendosur Franca. Por, vet Franca ka bërë një lëshim për futbollistët e saj, pra kombëtarja e tyre ka të drejtë të shëtitet nëpër Evropë dhe t’i zhvillojë ndeshjet e kombëtare të ndryshme. Kjo e ka irrituar kapitenin e Lyonit, Memphis Depay, që me ironi i ka shkruar Qeverisë së Francës. Ai ka një kërkesë zyrtare për qeverinë franceze.

“Qeveria franceze, a mund t’i bashkohem ekipit kombëtar të Holandës ditën e hënë? Kjo do të ishte e drejtë pasi ju bëtë një përjashtim për kombëtaren franceze për të udhëtuar në Evropë e për të luajtur ndeshjet!!!”, shkruan holandezi në “Twitter”. Gjithashtu, në fund të postimit ai i bën tag edhe kryeministrit Emanuele Macron si dhe faqes së UEFA-s. Vështirë se ai, apo edhe lojtarët e Kosovës, do të kenë mundësi të fitojnë dhe të lejohen t’i bashkohen kombëtareve të tyre. 

(Kosova Sot Online )