Bayerni fiton bindshëm dhe “blindon” vendin e parë

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 19:06
 Bayerni fiton bindshëm dhe “blindon” vendin e parë

Bayern Munich ka triumfuar me rezultat 4:0 nadj Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.

Ndeshja nisi keq për bavarezët që mbetën me një futbollist më pak pasi Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi aspak te kampionët evropian dhe botëror.

Lewandowski arriti të shënonte tri herë dhe Gnabry një brenda pjesës së parë.

Në të dytën më nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat 4:0.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 61 pikëve, katër më pak Se Leipzig i vendit të dytë.

(Kosova Sot Online)