Koeman: Lojtarët e mi më bënë dhuratë të përsosur për ditëlindje

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 09:57
Koeman: Lojtarët e mi më bënë dhuratë të përsosur për ditëlindje

Ronald Koeman nuk ka mundur të ëndërronte për një dhuratë më të mirë për ditëlindjen e 58-të të dielën, sesa fitorja mbresëlënëse e skuadrës së tij Barcelona kundër Real Sociedadit në La Liga.

Barcelona e shkeli plotësisht Real Sociedadin duke e mundur bindshëm 6:1 në udhëtim, në një ndeshje vendimtare për të në garë për titull në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dijoni i jep leje Bersant Celinës t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e marsit

Kjo fitore, e cila është e pesta radhazi për katalonasit në ligë, nënkupton që Barça tani mbledh 62 pikë në vendin e dytë në tabelë, vetëm katër larg liderit Atletico Madrid, 10 ndeshje pa përfunduar sezoni 2020/21.

Ishte një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Barçës për ta fituar titullin në ligë dhe Koeman ndihet tejet i lumtur.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Për ne dhe për Atleticon. Edhe për Real Madridin, po ashtu”, tha Koeman të dielën, ditën që i mbushi 58 vjet.

“Do të jetë nxehtë deri në fund të sezonit. Tani shpresoj se të gjithë lojtarët do të kthehet nga ndeshjet me kombëtaret e tyre pa ndonjë lëndim”, shtoi ai.

“Lojtarët e mi më bënë dhuratë të madhe për ditëlindje. Ditëlindje madhështore festuan edhe Jordi Alba dhe Antoine Griezmann.”

(Kosova Sot Online )