Allegri më në fund tregon pse e refuzoi Real Madridin

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 10:05
Allegri më në fund tregon pse e refuzoi Real Madridin

Massimiliano Allegri këmbëngul se klubi i vetëm që e refuzoi ishte Real Madridi dhe kjo kishte ndodhur para tri vjetëve, duke thënë se i kishte premtuar Juventusit se nuk do të largohej.

Trajneri italian e theu heshtjen gati dy vjet pasi u shkarkua nga Juventusi, megjithëse e kishte titullin në Serie A pesë herë në pesë vjet dhe e kishte arritur finalen e Ligës së Kampionëve dy herë gjatë asaj kohe.

Në një intervistë me mediat italian të dielën, Allegri u pyet për të ardhmen por edhe nëse kishte refuzuar shumë oferta nga klubet e mëdha në muajt e fundit.

“Kur Real Madridi më telefonoi para tri vjetëve, i kisha premtuar Juventusit se do të qëndroja. Ky ishte ekipi i vetëm që e refuzova”, zbuloi Allegri për Sky Sport Italia.

Allegri u shkarkua një vit më vonë, megjithëse i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin.

Marrëveshja me Juven i ka mbaruar tashmë dhe Allegri është i lirë.

I pyetur nëse do të kthehej në Juventus, Allegri theksoi: “E pamundur ta dish, pastaj, Andrea Pirlo është atje dhe sipas mendimit tim po bën punë të mirë”.

(Kosova Sot Online )