Messi e thyen rekordin e Xavit si lojtari me më së shumti paraqitje për Barcelonën

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 10:01
Messi e thyen rekordin e Xavit si lojtari me më së shumti paraqitje për Barcelonën

Lionel Messi e festoi thyerjen e rekordit të Xavit për më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës në historinë e klubit, me dy gola dhe një asist në fitoren e thellë 6:1 kundër real Sociedadit në La Liga të dielën.

Sulmuesi argjentinas Messi e zhvilloi ndeshjen e 768-të në karrierë për Barcelonën, një më shumë se legjenda Xavi. Nëse Messi nuk nënshkruar marrëveshje të re me kubin në verë, karriera e tij në Barcelonë do të marrë fund, por ai do të largohej me një varg rekordesh të cilat mund të mos ndryshohen kurrë.

Në 768 ndeshje për Barçën, Messi i ka fituar 537 prej tyre, ka barazuar 140 herë dhe i ka humbur vetëm 91 prej tyre.

Shumicën e këtyre ndeshjeve, natyrisht, Messi i ka zhvilluar në La Liga. Paraqitja kundër Sociedadit të dielën në San Sebastian ishte e 511-ta në përgjithësi për të.

Messi i ka zhvilluar edhe 149 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 79 në Kupën e Mbretit, 20 në Super Kupën e Spanjës, pesë në Kupën e Botës për Klube dhe katra në Super Kupën Evropiane.

33-vjeçari, i cili debutoi për katalonasit në vitin 2005, është më i miri në historinë e klubit edhe sa i përket golave të shënuara, pasi i ka 663 të tilla, hiç më pak se 429 më shumë se vendi i dytë, Cesar Rodriguez.

Përveç golave dhe paraqitjeve, Messi është po ashtu lojtari që ka fituar më së shumti trofe në Barcelonë, 34 të tillë. 

(Kosova Sot Online )