NBA: Në mungesë të James, Lakers pësojnë humbje

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 10:41
NBA: Në mungesë të James, Lakers pësojnë humbje

Philadelphia ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 101-100 ndaj New York, ndeshje e vendosur në kohën shtesë.

Një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, ku për Philadelphia u dalluan Milton me 21 pikë e Harris me 20.

Mungesa e James dhe Davis ndikon te skuadra e Lakers, që u mund 111-94 nga Phoenix. Chris Paul realizoi një “triple double” (11 pikë, 10 rebound, 13 asist), ndërkohë që dy shënuesit më të mirë për Suns ishin Ayrton e Booker me nga 26 pikë secili.

Vijon moment i mirë për Brooklyn, që mundi 113-106 Washington, sfidë ku diferencën e bënë Irving me 26 pikë e Harden me 26. Në sekondat e fundit fiton Oklahoma, që mundi 114-112 Houston (Dort 23 pikë), ndërsa Boston fitoi 112-96 ndaj Orlando (Brown 34 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Houston – Oklahoma, 112-114

Denver –New Orleans, 108-113

Boston – Orlando, 112-96

Brooklyn – Washington, 113-106

Cleveland – Toronto, 116-105

Detroit – Chicago, 86-100

New York – Philadelphia, 100-101

Phoenix – Lakers, 111-94

Portland – Dallas, 92-132

(Kosova Sot Online )