Dembele: Kur ju bashkova Barcelonës isha shumë i dobët

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 10:19
Dembele: Kur ju  bashkova Barcelonës isha shumë i dobët

Ousmane Dembele e ka pranuar se ishte shumë i dobët fizikisht kur iu bashkua Barcelonës për 105 milionë euro katër vjet më parë, por thotë se tani është në gjendje shumë të mirë fizike, pasi i ka lënë prapa vuajtjet nga lëndimet.

Barcelona e investoi një pjesë të shumës rekorde të parave, 222 milionë euro, që i fitoi nga shitja e Neymarit në Paris Saint-Germain për ta blerë Dembelen nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017.

Anësori francez pati vështirësi fillimisht për t’i treguar vlerat e veta në Camp Nou, për shkak të një vargu lëndimesh, por 23-vjeçari thotë se gjendja e tij fizike tani është shumë e mirë falë ndihmës nga stafi mjekësor i klubit.

“Dua të punoj shumë, për të gjithë gjithçka në fushë, por sinqerisht nga viti 2017 kam qenë i dobët. Por ani kam ndryshuar fizikisht dhe ndihem shumë më mirë kur përgatitem për ndeshje”, tha Dembele.

“Ky vit po ecën më mirë, jam përmirësuar shumë në Barcelonë falë trajnerëve fizikë, mënyrës sesi po stërvitemi dhe sesi po i përgatisim ndeshjet”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )