Donnarumma nuk pritet të rinovojë kontratën me Milanin

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 17:58
Donnarumma nuk pritet të rinovojë kontratën me Milanin

Gigio Donnarummas këtë vit i skadon kontrata me ekipin italian, Milanin.

Sipas mediave italiane, nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës me  kuqezinjtë.

Shkak është bërë pretendimi që ka agjenti i gardianit, Mino Raiola, për rritjen e pagës, ku kërkon një pagë deri në 10 milionë euro në vit.

Për këtë arsye Milani ka hedhur sytë nga Franca, ku po ndjek me vëmendje portierin e Lille, Mike Maignan. 

(Kosova Sot Online)