Challandes: Nëse them se do të shkojmë në Botëror, ju do të qeshni me mua

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 18:21
Challandes: Nëse them se do të shkojmë në Botëror, ju do të qeshni me mua

Selektori i Kosovës ka dhënë deklarata interesante në konferencë për shtyp, ku foli për grupin e “Dardanëve” në kualifikimet e Botërorit 2022

Trajneri Bernard Challandes ka folur për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2022, i cili do të nisë këtë të mërkurë.

Zvicerani ka dhënë deklarata interesante para dueleve me Suedinë të dielën dhe me Spanjën të mërkurën e ardhshme.

“Po e fillojmë kampanjën kualifikuese për Botëror. E dimë se sa e vështirë është ta siurosh kualifikimin. E kemi nj grup mjaft të vështirë. Nëse them se do të shkojmë në Botëror, ju do të qeshni me mua. Por, po ashtu nëse them se nuk kemi gjasa, ju do të mendoni se nuk jam trajner i mirë”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp. 

(Kosova Sot Online)