Wijnaldum flet për të ardhmen

  • S.A /
  • 24 March 2021 - 15:32
Wijnaldum flet për të ardhmen

Georginio Wijnaldum ka thënë se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e vet në Anfield.

Georginio Wijnaldum, i cili ndodhet në grumbullim me kombëtaren holandeze për kualifikueset e Botërorit 2022, ku do të përballet me Turqinë, Letoninë dhe Gjibraltarin, gjatë një interviste sqaroi zërat që qarkullojnë prej ditësh për arritjen e marrëveshjes për kalimin te Barcelona.

Mesfushori, të cilit kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të qershorit deklaroi se për momentin nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Ai ritheksoi se nuk është momenti për të folur për këtë çështje dhe se kur të vendosë për të ardhmen ai do ta bëjë publike menjëherë.

(Kosova Sot Online )