Gazeta lituane: Lojtarët e Kosovës iu hakmorën Lituanisë, e cila s’deshi që ajo të pranohej në UEFA

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 11:48
Gazeta lituane: Lojtarët e Kosovës iu hakmorën Lituanisë, e cila s’deshi që ajo të pranohej në UEFA

Gazeta lituane “Delfi” e ka cilësuar si hakmarrje fitoren e thellë të Kosovës kundër Lituanisë, në një ndeshje miqësore të mërkurën në Prishtinë, për siç shkroi, votën kundër që federata e futbollit e shtetit baltik e kishte hedhur kundër pranimit të Kosovës në UEFA më 2016.

Kosova e shkeli plotësisht Lituaninë duke e mundur 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri, në një ndeshje ku rezultati përfundimtar ka mundur të ishte shumë më i thellë sikur dardanët.

Ylli i Stade de Reims Arbër Zeneli e hapi serinë e golave për Kosovën, pas një depërtimi individual në minutën e 27-të. Vedat Muriqi i Lazios i lëshoi dy mundësi të arta në pjesën e parë.

Verdhekaltrit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë, duke ia shënuar tri gola të tjerë vizitorët. Muriqi shënoi me kokë për 2:0 pas një superharkimi nga Milot Rashica në minutën e 63-të, para se Zeneli ta realizonte golin e dytë personal tetë minuta më vonë

Besar Halimi ia dha goditjen e fundit Lituanisë me një solo depërtim në minutën e 79-të.t’i shfrytëzonin mundësitë e shumta, raporton Gazeta Express.

Kosova u pranua në UEFA në fillim të vitit 2016, por Federata e Futbollit e Lituanisë ishte në mesin e 24 federatave evropiane që votuan kundër pranimit të saj në shtëpinë e futbollit evropian.

“Futbollistët e Kosovës iu hakmorën Lituanisë, e cila s’deshi që ajo të pranohej në UEFA”, ishte titulli i “Delfi” në raportin e ndeshjes Kosovë-Lituani. “Për Kosovën nuk ishte aspak e lehtë t’i bashkohej UEFA-s, për shkak të presionit nga Serbia, 28 federata votuan në favor të saj, 24 kundër, përfshirë Lituaninë”, shkroi “Delfi”

E përditshmja lituane shtoi: “Edhe pse shteti i Lituanisë e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, e shpallur më 2008, presidenti i Federatës së Futbollit të Lituanisë në atë botë, Edvinasi Eimontas, kishte shpjeguar në votën e tij kundër në Kongresin e UEFA-s se Kosova nuk ishte e gatshme për t’u bërë anëtare e plotë e UEFA-s”.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vitin 2021 dhe e para që prej fitores kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve në nëntor.

Ajo u pa si një test i mirë për trajnerin e Bernard Challandes para ndeshjeve të Kosovës në kualifikime për Kupën e Botës në fund të këtij muaji.

Këtë fundjavë, Kosova do ta nisë fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e kombëtares.

Verdhekaltrit do të jenë nikoqir të Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit të dielën më 28 mars në Prishtinë, në ndeshjen hapëse kualifikueset e Botërorit Katari 2022. Tri ditë më vonë, Kosova do të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën.

Përveç Spanjës dhe Suedisë, Kosova është në grup edhe me Gjeorgjinë dhe Greqinë.

(Kosova Sot Online )