Afërdita Fazlija vazhdon me Kosovën, shpërblehet me kontratë për punën e mirë

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 13:02
Afërdita Fazlija vazhdon me Kosovën, shpërblehet me kontratë për punën e mirë

Afërdita Fazlija do të vazhdojë ta mbajë postin e selektores së Kombëtares së Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave. Për punën e mirë që e ka bërë deri më tani, ajo është shpërblyer me kontratë të re nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila i ka emëruar edhe selektorët e ekipeve tjera. “Në kuadër të reformave dhe riorganizimit të ekipeve kombëtare, Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar stafin e trajnerëve në ekipin kombëtar A të femrave, në ekipin kombëtar U17 të meshkujve si dhe në ekipin kombëtar U19 në futsall. Kontratat me stafin e trajnerëve do të jenë 1+1, ku gjithçka rreth vazhdimit të punës së tyre do të varet nga paraqitjet dhe rezultatet e ekipeve kombëtare”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Emërimet e reja:

Kombëtarja A (Femrat)

Afërdita Fazlija, Veton Çitaku, Sanije Krasniqi, Besart Ismajli

Kombëtarja U17 (meshkujt)

Arsim Abazi, Fadil Berisha, Fatos Vishi, Valmir Bytyqi

Kombëtarja U19 (futsall)

Suad Keçi, Haki Ahmeti.

(Kosova Sot Online )