Messi është nga një tjetër planet, Hazard do të ishte mbi Ronaldon

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 00:08
Messi është nga një tjetër planet, Hazard do të ishte mbi Ronaldon

John Obi Mikel ka luajtur dhe fituar te Chelsea me Eden Hazard, të cilin e cilëson si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Mesfushori nigerian ka zbuluar për The Athletic bisedat e kryera me yllin belg, i cili do të arrinte edhe më shumë nëse do të ishte më pak dembel.

“Gjithmonë e kam thënë që Hazard është një nga lojtarët më të talentuar në botë. Eden ka gjithçka: shpejtësi, potencë dhe teknikë. Për mua ai vjen pas Messit dhe Ronaldos. Ai më thoshte gjithmonë që donte dhe mund të ishte po aq i mirë sa ata të dy.

(Kosova Sot Online)