Xhaka, pas fitores së Zvicrës: “E nisëm me tri pikë rrugën për Kupën e Botës”

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 09:12
Xhaka, pas fitores së Zvicrës: “E nisëm me tri pikë rrugën për Kupën e Botës”

Granit Xhaka ka qenë titullar të enjten mbrëma kundër Bullgarisë.

Zvicra fitoi 3-1 me dy asiste të Xherdan Shaqirit, për të nisur mbarë eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Sfidën e radhës, Zvicra do ta zhvillojë në shtëpi me Lituaninë, derisa me 31 mars do të luajë në udhëtim me Finlandën. 

(Kosova Sot Online )