Nora Gjakova prek finalen, i siguron medalje Kosovës

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 12:21
Nora Gjakova prek finalen, i siguron medalje Kosovës

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kështu, ajo tani i ka siguruar medalje Kosovës, derisa do të luftojë për të artën. Nora fitoi me ippon edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer.

Më parë, i kishte mundur serben, Marica Perisic dhe xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser.

Nora do të përballet në finale me xhudisten nga Gjeorgjia, vendi ku po mbahet ky Grand Slam – Eteri Liparteliani.

(Kosova Sot Online )