Paralajmërimi i Ibrës para ndeshjes me Kosovën: “Mund t’i bëj ende lëvizjet ninja”

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 12:25
Paralajmërimi i Ibrës para ndeshjes me Kosovën: “Mund t’i bëj ende lëvizjet ninja”

Zlatan Ibrahimovic pritet të jetë titullar të dielën në Fadil Vokrri kundër Kosovës.

Ai u rikthye te Suedia pas një kohe të gjatë dhe ka treguar se edhe pse 39-vjeçar, mund të jap ende në fushën e lojës.

Ai e ndihmoi mbrëmë Suedinë të fitojë 1-0 ndaj Gjeorgjisë, duke asistuar te goli i tri pikëve.

Pas takimit, Ibra u shpreh i lumtur me fitoren, teksa pati një paralajmërim për kundërshtarët e radhës, pasi pas Kosovës, do të përballet me Estoninë.

“Unë ende mundem t’i bëj lëvizjet ‘ninjas’”, deklaroi sulmuesi 39-vjeçar i Milanit, duke i referuar atij goli të bukur kundër Anglisë.

“Besoj se asnjë nga ju nuk do ta harroj ndonjëherë atë gol. Unë mundohem të bëj maksimumin dhe asnjëherë nuk i dihet, dhe mendoj se jam ende i aftë të bëj lëvizje të tilla, disa levizje prej ninja, kështu që besoj se e kam ende aftësinë për akorbaci edhe pse jam 39-vjeç”. 

(Kosova Sot Online )