Ibrahimovic i bën gati valixhet për Kosovë

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 14:48
Ibrahimovic i bën gati valixhet për Kosovë

Zlatan Ibrahimovic do të zbarkojë shumë shpejt në Kosovë. Sulmuesi i Milanit do të jetë pjesë e kontingjentit të ekipit kombëtar suedez, i cili të dielën do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Veterani i sulmit u rikthye së fundmi në Kombëtare pas një kohe të gjatë dhe kontribuoi me asistim në fitoren ndaj Gjeorgjisë.

E tash 39 vjeçari është i gatshëm për sfidën me “Dardanët”.

Madje, Ibra e ka postuar një fotografi në Instastory, përmes së cilës i ka paraqitur valixhen dhe çantën me pajisjet e tij para nisjes për në kryeqytetin kosovar.

Suedia pritet të ushtrojë të shtunën në Prishtinë dhe do ta mbajë një konferencë për shtyp para ndeshjes me ekipin e Bernard Challandes, e cila do të luhet të dielën duke filluar nga ora 20:45

Image

(Kosova Sot Online )