Ibra e krahason veten me mbretin e Suedisë para lojës me Kosovën

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 15:19
Ibra e krahason veten me mbretin e Suedisë para lojës me Kosovën

Zlatan Ibrahimovic po bëhet gati për ndeshjen e ardhshme të Suedisë.

Veterani i sulmit do të zbarkojë këtë fundjavë në Prishtinë për t’u përballur me ekipin kombëtar të Kosovës.

Dhe, para lojës që do të luhet të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sulmuesi i Milanit e ka bërë një postim në rrjetin social Instagram.

“Carl XVII Gustaf”, ka shkruar Ibra në llogarinë e tij, duke e konsideruar veten si mbret i Suedisë, pasues i mbretit të dikurshëm suedez, Carl XVI Gustaf.

Ibrahimovic u rikthye së fundmi në Kombëtaren e Suedisë pas një kohë të gjatë.

Ai luajti në ndeshje me Gjeorgjinë, ndërsa do të paraqitet në fushë edhe këtë të diel në Prishtinë.

39 vjeçari është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian, përkundër moshës së tij të shtyrë.

(Kosova Sot Online )