Spanja ndoshta jo, por Kryeministri Kurti përfundimisht i njeh simbolet e Kosovës

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 16:51
Spanja ndoshta jo, por Kryeministri Kurti përfundimisht i njeh simbolet e Kosovës

Për herë të parë, kryeministri Albin Kurti është parë i veshur me fanellë e kaltërt të Kosovës, të cilë ia ka falur federata kur i vizitoi djemtë e kombëtares, pak para dy ndeshjeve të rëndësishme.

Shpesh kur kombëtarja e Kosovës ka ndeshje të rëndësishme me kombëtarët e tjera, kryetemë, përvec futbollit, bëhen simbolet e shtetit.

Kosova do të përballen me Spanjën për kualifikimet në botëror, e për disa javë, është diskutuar nëse shteti që nuk e ka njohur Kosovën do t’i respektojë ose jo simbolet.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka një histori të gjatë rreth pranimit dhe mohimit të simboleve shtetërore.

Kurti sot për herë të parë është parë me fanellën e verdhëeblu. Herën e parë kur ishte kryeministër, e kishte veshur një shall me simbole të Kosovës. Edhe kjo për herë të parë.  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot vizitoi ekipin e Kosovës në hotelin ku po qëndrojnë.

Gjatë këtij takimi, Kurtit iu dhurua një fanellë e Kosovës nga krerët e FFK-së me emrin e tij dhe numrin një.

Kjo është hera e parë që Albin Kurti e vesh një fanellë të Kosovës.

Kurti e kishte përcjellur nga afër ndeshjen e Kosovës me Anglinë, por pa pasur ndonjë rekuizitë të Kosovës.

Më parë, Kurti ka mohuar simbolët e Kosovës, përfshirë edhe flamurin, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shprehur përkrahje për kombëtaren e Kosovës. Afërsia e Kurtit me kombëtaren ndodhi vetëm viteve të fundit.

Kujtojmë se të dielën Kosova ndeshet me Suedinë në “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë “Dardanët” udhëtojnë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

(Kosova Sot Online )