Munishi tregon çfarë duhet të bëjë Challandes për ta ndalë Zlatan Ibrahimovicin

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 08:59
Munishi tregon çfarë duhet të bëjë Challandes për ta ndalë Zlatan Ibrahimovicin

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur para ndeshjes së Kosovës me Suedinë.

Duke folur për mos ftesën e Mirlind Dakit, ai dha disa komente edhe për kundërshtarin e së dielës, Zlatan Ibrahimovic. “Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës”, tha ai.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi”. “Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimovicit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shërbehet shumë më topa”. 

(Kosova Sot Online )