Trajneri Reja nuk e vajton mungesën e Kumbullës, thotë se Gjimshiti do ta ndalë Harry Kanen

  • G.G /
  • 27 March 2021 - 15:33
Trajneri Reja nuk e vajton mungesën e Kumbullës, thotë se Gjimshiti do ta ndalë Harry Kanen

Marash Kumbulla nuk është I gatshëm, për shkak të një shqetësimi në gju.

Të premten ka kryer testet mjekësore dhe pas konsultave u vendos të shkojë te Roma.

Në konferencën për shtyp para sfidës me Anglinë, trajneri Reja theksoi se nuk sheh probleme në mbrojtje dhe se kuqezinjtë duhet të shfrytëzojnë hapësirat që do të lërë kundërshtari.

Anglia është skuadër që frikëson çdo kundërshtar në Europë? A është Harry Kane kërcënimi kryesor?

Anglia skuadër shumë e forte, ka lojtarë të rinj me prespektivë. Ka një organikë me cilësi dhe kampionë të mëdhenj. Po përgatiten, përveçse për Botërorit, edhe për Europianin e ardhshëm. Harry Kane është një nga sulmuesit më të fortë, por ka edhe dy lojtarë si Foden dhe Mount, të rinj për në rrugën e duhu. Kane është realitet, dy të rinjtë kanë treguar se mund të bëhen lojtarë të mëdhenj.

Lojtarët motivohen nga vetë emri I Anglisë, si keni menduar se mund ta ndalni?

Motivimi është shumë i madh, nuk është vetëm vëmendja e madhe dhe pjekuria me të cilat duhet ta përballojnë këtë ndeshje. Duhet të jemi të fortë fizikisht, sepse Anglia ka lojtarë shumë të shpejtë, sidomos anësorët. Më shumë se motivimi, duhet të luajmë me mendje në kokë. Duhet të mendojmë përveçse për mbrojtjen, edhe për fazën sulmuese.

Sa mundësi ka që Broja të jetë titullar, meqë është formuar në Angli?

Lojtarët janë të gjithë njësoj. Nuk ka favoritë, skuadra do të mësojë se kush zbret në fushë vetëm para ndeshjes. Kemi Cikalleshin, Brojën dhe Manajn. Duhet të jemi të gjithë gati, si ata që luajnë titullarë dhe ata të stolit. Broja ndoshta është nga ata që mund të luajë titullar, ndoshta dhe më vonë.

Tani që është larguar Kumbulla, sa i vështirë është rikompozimi i mbrojtjes?

Kam zgjidhje, sepse, përveçse me Ismajlin dhe Gjimshitin, kemi edhe Veselin, i cili, kur është aktivizuar, ka bërë mirë, ka përvojë. Edhe te Salernitana ka luajtur në vazhdimësi. Për staturën që ka, Gjimshiti besoj do të luajë në qendër për të mbajtur Harry Kane. Nuk besoj se do të kemi probleme në fazën mbrojtëse, ai që do të luajë, jam i sigurt që do të bëjë mirë. Kumbulla kisha problemi në gju dhe nuk donim të rrezikonim, më vjen keq për të sepse, po luante me Romën.

Ju tremb fitorja 5-0 e Anglisë me San Marinon? Do t’i tregojë Shqipëria se nuk është San Marino?

Në duhet të tregojmë se jemi më të mirë se vetvetja. Nga pikëpamja taktike duhet të jemi shumë të zotë, por nuk mund të rrimë 90 minuta në mbrojtje, duhet t’i mbajmë në tension gjatë gjithë kohës. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Kemi respekt për Anglinë, por duam të marrim rezultat pozititiv.

(Kosova Sot Online)