Ylli i Dortmundit tallet me Hazardin: Shkova në stërvitjen e Realit dhe e lëndova Edenin përsëri

  • S.A /
  • 29 March 2021 - 13:21
Ylli i Dortmundit tallet me Hazardin: Shkova në stërvitjen e Realit dhe e lëndova Edenin përsëri

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Thomas Meunier, i ka hedhur poshtë sugjerimet se ndërhyrja e tij e ashpër ndaj Eden Hazardit në vitin 2019 është arsyeja e problemeve të vazhdueshme të belgut me lëndime që prej atëherë.

Meunier e lëndoi bashkatdhetarin e vet gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve me ish-skuadrën e vet PSG-së kundër Real Madridit dy vjet më parë dhe që prej asaj ditë, Hazard nuk ka parë ditë të mira më.

Duke folur për RTBF, Meunier u pyet nëse mendon se problemet e vazhdueshme me lëndime të Hazardit janë pasojë e ndërhyrjes së tij në të. “Po, ashtu është”, u përgjigj Meunier me ironi. “Shkova në stërvitjen e Real Madridit javën e kaluar dhe e bëra një ndërhyrje tjetër të ashpër ndaj Hazardit”, tha ai me ironi.

Në lidhje me incidentin e vitit 2019, ai theksoi: “U ndjeva shumë i trishtuar. U përpoqa ta kontaktoja Hazardin menjëherë pas ndeshjes, por nuk ia dola ta arrij. Shpresoj të mos jetë dicka serioze. Kurrë nuk kam dashur ta lëndoja.”

(Kosova Sot Online )