Interi i gjen paratë për shlyerjen e borxhit të pagave dhe këstit të Hakimit

  • S.A /
  • 29 March 2021 - 13:36
Interi i gjen paratë për shlyerjen e borxhit të pagave dhe këstit të Hakimit

Vjen lajmi që të gjithë prisnin në kampin zikaltër. Në orët e ardhshme, Interi do të zgjidhë çështjen e pagave dhe do t’i shlyejë Real Madridit këstin e parë prej 10 milion eurosh për marokenin Hakimi.

Lëvizje të rëndësishme këto të grupit Suning, që me zhbllokimin e financave do të shmangin çdo problem me UEFA-n. Steven Zhang gjithashtu mund të kthehet së shpejti në Milano.

Mes së martës dhe së mërkurës, lojtarët duhet të marrin pagën e janarit, ndërsa deri më 31 mars klubi zikaltër do të mbajë fjalën e dhënë Realit për çështjen “Hakimi”, duke zgjidhur një problem që ditët e fundit po bëhej vërtet shqetësuese.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura konfirmon angazhimin e Suning të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për të arritur një objektiv të rëndësishëm, siç është titulli kamion, për të tërhequr vëmendjen e disa investitorëve, të cilët mund t’u japin frymëmarrje arkave të klubit.

Përndryshe, mundësia e një shitjeje të shumicës së aksioneve mbetet e vlefshme, por vetëm me një ofertë prej të paktën një miliard eurosh.

Ndërsa pret të përcaktojë të ardhmen e aksioneve të klubit, grupi Suning po pastron llogaritë, për të shmangur çdo ndërhyrje nga Nyoni dhe për të garantuar pjesëmarrjen në Champions.

(Kosova Sot Online )