
Kosova U-21 barazon me Katarin në miqësoren e dytë

Kosova U21 nuk ka arritur të marrë me shumë se një barazim në miqësoren e dytë ndaj Katarit U23.
Ndeshja e zhvilluar në Doha te Katarit, është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 për Dardanët me golin e shënuar nga Veton Tusha, në minutën e gjashtë. Valmir Veliu e dyfishoi epërsinë e “Dardanëve” në minutën e 49-të.
Shpresat e Kosovës nuk arritën ta mbajnë epërsinë e dyfishtë deri në fund, pasi shpresat e Katarit realizuan dy gola, së pari ngushtuan rezultatin në minutën e 76-të e më pas barazuan në të 87-të.
Kosova U21 me Katarin U23 është ndeshur edhe me 26 mars ku e humbën atë takim 2:0.
(Kosova Sot Online)