Vëllezërit Shala po bëhen gati për Evropianin e mundjes

  • S.A /
  • 30 March 2021 - 16:18
Vëllezërit Shala po bëhen gati për Evropianin e mundjes

Mundësit kosovarë Egzon dhe Edon Shala janë duke u përgatitur në kampin përgatitor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, para Kampionatit Evropian, që mbahet prej 19-25 prill në Varshavë të Polonisë.

Vëllezërit Shala janë duke u përgatitur prej 24 marsit dhe do të ushtrojnë deri më 15 prill.

Ata po ushtrojnë nën drejtimin e trajnerit të tyre, Sylejman Shala.

Egzon Shala e ka fituar normën olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon t’i mbështesë bursistët e tij në rrugën drejt Olimpiadës së Tokios.

(Kosova Sot Online  )