Challandes: Nuk më intereson se çfarë bën Enrique, por se si të përgatis ekipin tim

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 17:43
Challandes: Nuk më intereson se çfarë bën Enrique, por se si të përgatis ekipin tim

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dal në konferencë për media para ndeshjes së Dardanëve me Spanjën.

“Unë menaxhoj një ekip të mirë, me lojtar të motivuar, jemi kombëtare e re në futbolli, duhet të rritemi, kundër Spanjës është një ndeshje për t’u përmirësuar. Kemi punuar shumë që të bëjmë progres, dhe ndeshja kundër Spanjës është mundësi e mirë për të treguar progresin”.

“Nuk më takon mua të flas për vendimet që do të bëjë ai apo ndryshimet, si trajner është fantastik, Njerëzit mund të mos jenë të kënaqur për rezultatet e fundit, por nëse e shihni lojën e shihni se sa bindëse ka qenë në ato takime. Problemi jem është jo çfarë do të bëjë Enrique, por si të përgatitemi ne për një ekip të fort siç është Spanja”, tha Enrique.

(Kosova Sot Online)