Challandes: Nuk flas për çështjet politike, kemi përballë ekipin më të mirë në botë

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 18:18
Challandes: Nuk flas për çështjet politike, kemi përballë ekipin më të mirë në botë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka refuzuar të flasë për çështje politike, si për deklaratat e fundit nga Qeveria spanjolle se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Në konferencë për media para ndeshjes me Spanjën, ai tha se është këtu për të folur vetëm për futboll.

Ai ka paralajmëruar ndeshje më pak të hapur nga ana e Kosovës.

“Nuk flas për çështjet politike, puna ime është trajner i futbollit dhe duhet të gjejë zgjidhje për ndeshjen me Spanjën dhe të përgatiti ekipin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Mua më pëlqen të luajë futboll, Kosovës i pëlqen të mbajë topin, por ndaj Spanjës nuk do të jetë aspak e lehtë. Duhet të gjejmë zgjidhje për ta ndalur Spanjën. Loja ofensive është dëshira jonë, por duhet edhe të mbrohemi në disa situata dhe të ruajmë portën tonë. Njëkohësisht, të kërkojmë mënyrën për të shënuar gola”, tha Challandes. “Përfundimisht, nuk mund të jemi të kënaqur me disa mediume spanjolle dhe kjo ndoshta na jep më shumë motiv. Por, motivimi më i madh i lojtarëve është që do të luajnë kundër lojtarëve shumë të popullarizuar, një ekipi shumë të madh. Është sfiduese të luajmë me ekipin më të mirë në botë në shtetin e tyre dhe përfundimisht nuk do të jetë aspak e lehtë”, u shpreh Challandes.

Trajneri i Dardanëve pati plot lëvdata për Spanjën.

“Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”. 

(Kosova Sot Online)