Gjesti i veçantë i Benzemas për tifozen 100-vjeçare

  • S.A /
  • 31 March 2021 - 09:02
Gjesti i veçantë i Benzemas për tifozen 100-vjeçare

Karim Benzema ia ka dërguar një mesazh ngrohës Victorinas, një gruaje 100-vjeçare e cila duket të jetë adhuruesja e tij më e madhe.

Victorina i ra në sy Benzemas dhe Real Madridit pasi ai nuk kishte mundur të ndalej duke folur për sulmuesin francez derisa po e merrte vaksinën kundër COVID-19.

Pasi kishte dëgjuar për të, Benzema ia dërgoi asaj një fanellë të Real Madridit me firmën e tij në të, si dhe një video mesazh.

“Përshëndetje Victorina, si shkojnë gjëra? Të përqafoj dhe t’i uroj të gjithë të mirat. Shihemi së shpejti!” tha Benzema në video.

Ndërsa nipi i Victorinas ka thënë: “Mendoj se asnjë dhuratë tjetër nuk do ta kishte bërë më të lumtur atë.”

“Ajo po ndihet si adoleshente përsëri. Ky është gjest shumë i mirë nga lojtari dhe klubi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )