Challandes nuk ndërroi mendje për Ujkanin, derisa e la jashtë Zenelin

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 20:21
Challandes nuk ndërroi mendje për Ujkanin, derisa e la jashtë Zenelin

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare për sfidën në mes të Spanjës dhe Kosovës.

Bernard Challandes, pavarësisht kritikave të shumta, ka vendosur që të startojë në port sërish me portierin, Samir Ujkani.

Befasia e mbrëmjes pa asnjë dyshim është mungesa e Arbër Zenelit, pasi Challandes ka dobësuar sulmin duke forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.

Challandes do të luajë me sistem të ndryshëm sonte, 3-4-1-2, që mund të shndërrohet edhe në 5-3-2.


(Kosova Sot Online)