FIFA ia mohon të drejtën Bajramit për ta përfaqësuar Shqipërinë

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 09:51
FIFA ia mohon të drejtën Bajramit për ta përfaqësuar Shqipërinë

Nedim Bajrami, përtej dëshirës së madhe dhe përgatitjeve për të përfaqësuar Shqipërinë, nuk mund të japë kontribut me fanellën kuqezi.  Ta paktën kështu shkruan media helvete, “Blick”, e cila zbulon se FIFA përfundimisht nuk ia ka dhënë lejen për të luajtur me Shqipërinë. 

Vendimi i I qeverisë së futbollit botëror, shpjegon “Blick”, ka të bëjë me fakti se Bajrami është aktivizuar në katër ndeshje me Zvicrën U-21 dhe duke u bazuar në rregulloren e saj, futbollisti nuk ka të drejtë të ndryshojë kombëtare. Një sqarim më të detajuar pritet ta japë Federata Shqiptare e futbollit, e cila kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin që lojtari të jepte kontribut në eliminatoret e Botërorit.

Image

(Kosova Sot Online )