Lajme të mira për Interin para ndeshjes me Bologna në fundjavë

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 13:28
Lajme të mira për Interin para ndeshjes me Bologna në fundjavë

Antonio Conte së shpejti do të jetë në gjendje të mbështetet përsëri te Stefan de Vrij. Mbrojtësi holandez është rikuperuar nga Covid-19, siç vërteton tamponi i fundit, që dha rezultat negativ.

Ish-lojtari i Lazio do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje me zikaltrit, megjithëse do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen jashtë, ndaj Bologna. Nga ekipi zikaltër, vetëm Danilo D’Ambrosio mbetet pozitiv.

Pas Samir Handanovic dhe Matias Vecino, Interi rigjen tashmë edhe Stefan de Vrij. Disa ditë pasi portieri-kapiten dhe mesfushori u shëruan, mbrojtësi hollandez gjithashtu e mposhti Covid-19.

Pas vizitës përkatëse mjekësore, de Vrij do të jetë në gjendje të kthehet në aktivitetin normal, duke rifilluar stërvitjen me ekipin e Antonio Conte.

(Kosova Sot Online )