Vojvoda e shijon flinë në Kosovë, pas kthimit nga Spanja

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 14:53
Vojvoda e shijon flinë në Kosovë, pas kthimit nga Spanja

Mërgim Vojvoda ka gjetur kohë ta vizitojë familjen e ngushtë në Skenderaj dhe ta shijojë ushqimin tradicional, fli, pasi u kthye shkurtimisht në atdhe pas humbjes së Kosovës 3:1 kundër Spanjës.

Spanja e mundi Kosovën 3:1 në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit, duke ua shkaktuar dardanëve disfatën e dytë në dy ndeshjet e para në grup.

Mbrojtësi i djathtë i Torinos Vojvoda luajti tërë ndeshjen pa pasur ndonjë ndikim për t’ia shmangur verdhekaltërve një tjetër dështim.

Ai u kthye mbrëmë në Prishtinë bashkë me pjesën tjetër të ekipit kombëtar dhe kaloi kohë në Skenderaj, para se të nisej drejt Torinos për t’u ribashkuar me ekipin e vet në Serie A.

26-vjeçari, i cili e ka shënuar një gol në 32 ndeshje për Kosovën, postoi fotografi me familjarë të ngushtë dhe me fli në dorë në rrjetin social Instagram.

(Kosova Sot Online)