Transformimi i jashtëzakonshëm i Fury para meçit me Joshuan

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 16:36
Transformimi i jashtëzakonshëm i Fury para meçit me Joshuan

Tyson Fury ka fituar formën të jashtëzakonshme fizike gjatë përgatitjeve për meçin kundër Anthony Joshuas për kampionin e padiskutueshëm të botës.

Kampioni i botës në peshat e rënda në WBC, Fury e kishte shijuar pushimin aq shumë saqë kishte shtuar peshë tej mase, por e ka bërë një transformim të hatashëm brenda vetëm gjashtë javëve,

Joshua, kampion aktual në  WBA, IBF, WBO, dhe IBO, dhe Fury janë pajtuar për dy meçe mes vete për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda. Ka mbetur të caktohet vetëm vendi dhe koha e meçeve.

Fury nuk dukej aspak në formë më 27 shkurt kur e postoi një fotografi të veten i zhveshur duke u larë në det.

Por rreth një muaj më vonë, boksieri britanik duket më në formë së kurrë më parë.

Në shkurt, Fury e kishte pranuar se kishte pirë derisa u konfirmuan meçet e tij me Joshuan.

“I kam ndalur stërvitjet tani për tani, jam në pushim. Derisa të ketë një meç, një datë dhe para në xhepin tim”, kishte thënë Fury para gjashtë javëve.

(Kosova Sot Online )