Mbappe flet rreth kontratës së re me PSG-në

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 16:45
Mbappe flet rreth kontratës së re me PSG-në

Sulmuesi francez thotë se deri tash nuk ka lëvizur asgjë rreth kontratës së re me Paris Saint-Germainin. Kylian Mbappe thotë se nuk ka pasur ndonjë përparim rreth kontratës së re me Paris Saint-Germainin. Kohëve të fundit po spekulohet se më shumë ka gjasa që sulmuesi francez të largohet nga Parisi gjatë verës që vjen. Mirëpo, kampioni i botës me Francën është i fokusuar tek klubi i tij aktual.

“Nëse do të kishte përparime, do t’ua thosha këtë menjëherë. Natyrisht, do të flas për të kur ta kem vendosur në mendjen time”, deklaroi Mbappe për televizionin RTL pas fitores së Francës ndaj Bosnje e Hercegovinës në kualifikimet e Botërorit 2022. Interesimin më serioz për 22 vjeçarin e ka shfaqur Real Madridi. 

(Kosova Sot Online )