Trajnerit irlandez i zhduket koka LIVE në konferencë

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 10:13
Trajnerit irlandez i zhduket koka LIVE në konferencë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme, në një konferencë që po bënte trajneri i skuadrës skoceze të St Mirren, Jim Goodwin.

Për shkak të kufizimeve prej pandemisë së COVID-19, konferenca u zhvillua në “Zoom” dhe në një moment kur Goodwin fliste për dëmtimet, ndodhi ngjarja e çuditshme.

Koka e trajnerit skocez u zhduk si me magji, sigurisht për shkak të një defekti.

Gazetarëve nuk u ka shpëtuar diçka e tilla dhe tashmë në rrjetet sociale videoja dhe fotot janë bërë virale.

(Kosova Sot Online )