Juventusi do t’i suspendojë McKennien, Arthurin dhe Dybalan

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 10:35
Juventusi do t’i suspendojë McKennien, Arthurin dhe Dybalan

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur do të suspendohen nga Juventusi për ndeshjen e nesërme me Torinon. McKennie organizoi parti të mërkurën mbrëma, duke ftuar shumë njerëz, përfshirë shokët e skuadrës.

Diçka e tillë është e ndaluar për shkak të rregullave për COVID-19.

Sapo morën vesh për mbrëmjen e organizuar, komshinjtë lajmëruan policinë dhe ata arritën në shtëpinë e McKennie rreth orës 23:30, derisa në Itali gjithçka është e mbyllur nga ora 22:00 deri 05:00 të mëngjesit.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, përveç që do të gjobiten dhe do të suspendohen për ndeshjen me Torinon, dënimi mund të zgjasë më shumë për tre futbollistët në fjalë. Ata mund të humbasin edhe ndeshjen me Napolin. 

(Kosova Sot Online )