Jorginho do të qëndrojë “100%” në Chelsea

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 11:07
Jorginho do të qëndrojë “100%” në Chelsea

Jorginho s’do të largohet nga Chelsea. Agjenti i mesfushorit, Joao Santo, ka thënë se Jorginho do të mbetet “100 për qind” në Chelsea këtë verë. Kur u pyet për të ardhmen e tij të mundshme te Napoli, Santos tha për “Tuttomercatoweb”: “Ai ka edhe dy vite kontratë me Chelsean.

Ai e ka mendjen te Evropiani dhe Kupa e Botës “Katar 2022”. Ai do të mbetet në Chelsea 100 për qind”. I pyetur nëse 29-vjeçari do të rinovojë kontratën me Blutë e Londrës, Santos shtoi: “Do të flasim për këtë pas disa muajsh”.

(Kosova Sot Online )