Tifozat Kuq e Zi për Ligën Unike: Një hap drejt bashkimit

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 17:20
Tifozat Kuq e Zi për Ligën Unike: Një hap drejt bashkimit

Më në fund, Liga Unike do të vihet në jetë. Kosova dhe Shqipëria do ta nisin Ligën në basketboll.

Kryetari i Bordit të kësaj lige, Ilir Trebicka ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.

Rreth kësaj çështje kanë reaguar edhe “Tifozat Kuq e Zi.

“Një hap drejt bashkimit. Urime shqiptarë” – ishte shkrimi i TKZ në profilin e tyre në Facebook.

(Kosova Sot Online)