Do të isha më i lumtur nëse Messi e fiton Kupën e Botës sesa ta fitojë unë

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 19:08
Do të isha më i lumtur nëse Messi e fiton Kupën e Botës sesa ta fitojë unë

Portieri i Aston Villës, Emiliano Martinez ka shprehur simpatinë për bashkëlojtarin e tij tek ekipi i Argjentinës, Messin.

Portieri argjentinas u shpreh se do të donte më shumë që Messi ta fitojë Kupën e Botës sesa ta fitonte ai vet.

“Do të isha më i lumtur nëse Messi do të fitonte Kupën e Botës sesa ta fitoja vetë” – tha Martinez për EFE.

Argjentinasi mori një vendim të vështirë verën e kaluar. Ai u largua nga Arsenali, klubi i tij për dhjetë vitet e fundit, për t’u bërë portieri i parë i Aston Villas. 

(Kosova Sot Online)