Caktohet meçi i tretë, McGregor synon hakmarrjen ndaj Poirier

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 23:23
Caktohet meçi i tretë, McGregor synon hakmarrjen ndaj Poirier

Nuk ka dy pa tre, tani është e sigurt dhe ka një datë: Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të luftojnë në Ufc për herë të tretë, më 10 korrik të këtij viti.

Dustin Poirier e kishte nënshkruar kontratën më herët.

E vetmja gjë që do të mungonte është nënshkrimi i irlandezit, i cili në çdo rast ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të mbyllur një nga trilogjitë më të përfolura të MMA-ve të fundit.

Më 24 janar, McGregor ishte mposhtur nga Dustin Poirier, i cili iu kishte revanshuar për humbjen që irlandezi ia kishte shkaktuar shtatë vite më parë. 

(Kosova Sot Online)