Barcelona apo Real Madrid? Vendos Haaland

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 13:05
Barcelona apo Real Madrid? Vendos Haaland

Erling Haaland ka zgjedhur Real Madridin, sipas AS. Agjenti i sulmuesit tw Borussia Dortmund, Mino Raiola dhe babai i futbollistit, ishin në zyrat e Barcelonës dhe Real Madridit për të dëgjuar projektet dhe ofertat e tyre.

Tani AS raporton se norvegjezi dëshiron të transferohet te Real Madrid. Reali është i preferuari i tij dhe ai e ka shprehur hapur këtë, me babain, që në takimin me drejtuesit e bardhë, e ka treguar qartë preferencën e Erling.

Sido që të jetë, problem mbesin paratë. Dortmund kërkon së paku 150 milionë euro, para të rezervuara tashmë për Kylian Mbappen, të preferuarin e Florentio Perez.

(Kosova Sot Online )