Hauge e shpëton Milanin nga humbja

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 14:43
Hauge e shpëton Milanin nga humbja

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Sampdorian.

Madje, të besuarit e Stefano Piolit ishin duke humbur deri në minutën e 87’, kur Jens Petter Hauge shënoi golin e barazimit dhe një pike për vendasit. Më pas, Milani me të gjitha forcat u mundua të gjejë golin e fitores dhe iu afrua shumë në minutën e 93-të, por shtylla nuk lejoi që topi të futet brenda.

Për mysafirët golin e shënoi në minutën e 57’, Fabio Quagliarella. Goli erdhi pas një gabimi nga ana e Theo Hernandez, derisa edhe Gigi Donnarumma kishte lëshuar portën më shumë se që duhet. Mysafirët luajtën me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e dytë.

Në minutën e 59’, Andre Silva mori të dytin të verdhë në këtë ndeshje për t’u përjashtuar nga loja.

https://tiger.cdnja.co/v/qv/qV2Vl.mp4?secure=QmzRBs2CQN5oBfQ9qoHIfQ&expires=1617460200

https://tiger.cdnja.co/v/lm/LM2Kv.mp4?secure=OSgAsJFR8U8z1MDMG0uNAQ&expires=1617460200

(Kosova Sot Online )