
Bayern Munich e fiton derbin e drejtpërdrejt për titull ndaj RB Leipzig

Bayern Munich e ka mundur 1:0 RB Leipzigun, në një duel të drejtpërdrejt për titull në Bundesligë, duke bërë hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.
Leon Goretzka e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për kampionin në fuqi kundër sfiduesit të shtunën në Red Bull Arena.
Mesfushori gjerman shënoi në minutën e 38-të kur u shërbye për mrekulli nga Thomas Muller.
Kjo ishe fitorja e pestë radhazi për bavarezët që prej humbjes tronditëse kundër Eintracht Frankfurt.
Dhe ajo nënkupton se Bayerni tani mbledh 64 pikë pas 27 ndeshjeve në krye të tabelës, duke e lënë Leipzigun me 57 pikë në vendin e dytë.
Në xhiron e ardhshme, Bayerni e pret Union Berlinin, ndërsa Leipzig e viziton Werder Bremenin.
(Kosova Sot Online)