Pamje: Benjamin Kololli shënon për Zurichin kundër Gallenit të Fazjilit

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 21:50
Pamje: Benjamin Kololli shënon për Zurichin kundër Gallenit të Fazjilit

Benjamin Kololli e ka kaluar Zurichin kundër St. Gallen, në derbin e yjeve kosovare në Superligën e Zvicrës, që po zhvillohet momentalisht në Kybunpark.

Përfaqësuesi i Kosovës Kololli shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Portieri i St. Gallen ia doli të hidhej në krahun e duhur, por nuk qe në gjendje ta ndalë goditjen e kosovarit.

Kjo është një ndeshje mes skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës në Superligën e Zvicrës.

Përveç Kolollit, titullar për Zurichin në këtë takim janë duke luajtur edhe Fidan Aliti dhe Hekuran Kryeziu.

Për St. Gallen titullar në mbrojtje është Betim Fazliji. 

(Kosova Sot Online)