Shefi i Juventusit takohet me Allegrin, ndeshja me Napolin vendimtare për Pirlon

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 10:56
Shefi i Juventusit takohet me Allegrin, ndeshja me Napolin vendimtare për Pirlon

Juventusi vazhdon ta mbrojë fuqishëm trajnerin e vet Andrea Pirlo, por sipas mediave italiane, takimi i mbetur i Serie A kundër Napolit të mërkurën është vendimtar për të ardhmen e ish-mesfushorit.

Patroni i Juventusit, Andrea Agnelli, u takua gjatë fundjavës me ish-trajnerin e bardhezinjve, Massimiliano Allegri, sipas Tuttosport. Juventusi e ka mbrojtur publikisht Pirlon dhe ka këmbëngulur se e konsideron atë trajner të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. 

Por mediat italiane raportojnë se ai është nën vëzhgim në baza ditore dhe ndeshja kundër Napolit do të jetë vendimtare për trajnerin, sepse tani mund të rrezikohet edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Tuttosport raporton se ish-trajneri Allegri ishte në kontakt me presidentin Allegri në Fronte dei Marmi të shtunën.

(Kosova Sot Online )